Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në mbledhjen e 74-të të Kombeve të Bashkuara në New York.
Ai atje është takuar me një polic nga Kosova dhe bashkë përmes një videoje në Facebook kanë dhënë një mesazh.
“Kosova po ruan derën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Rama.
Ndërsa polici kosovar thotë se “patjetër” e bën këtë.
Në këtë mbledhje të Kombeve të Bashkuara është duke marrë pjesë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Discussion about this post