Ju vazhdoni të hani përsëri ushqime të shpejta dhe të dëmshme edhe pse e dini që jeni duke i bërë vetës dëm. Pse ndodh kjo? 100 miliardë bakterie që gjendet në zorrën dhe stomakun tuaj janë duke i thënë trurit se ato dëshirojnë të hanë. Dhe ajo çka duan është ushqim jo të shëndetshëm.
Çfarë ju thonë zorrët trurit tuaj dhe anasjelltas është ajo që shkencëtarët e quajnë “boshti i zorrëve/trurit”, raporton “Natural Soulution Magazine”, transmeton lajmi.net.
Varësisht se çka hani dhe se me çka ushqeheni zorrët tuaj krijojnë hormone të ndryshme, që më pas ndikojnë në disponimin tuaj.
Mendoni zorrën tuaj si një kopsht. Nëse i ushqeni bakteriet tuaj që gjenden në zorrë psh. me picë dhe hamburger ju vetëm se jeni duke i rritur këto bakterie dhe që vazhdimisht do të kërkojnë këtë lloj ushqimi. Nëse filloni të hanë më shumë pemë dhe perime, ju do të i ushqeni zorrët tuaja me këtë ushqim dhe ato dëshira do të fillojnë të ndryshojnë, më nuk do të kërkoni ushqime të shpejta dhe jo të shëndetshme por do filloni të hani ushqime tjera.
Prandaj, nëse jeni duke menduar të ndryshoni mënyrën e të ushqyerit filloni të ndryshoni dhe ta mendoni në këtë mënyrë. Shtoni dietës tuaj më shumë fibra dhe krijoni një lloj bilanci. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post