Këta liderë institucionalë që lajmërohen sot nga zgafella (si dikur nga Rogneri), e shtirren si gardianë të kinse raporteve ‘të cenuara’ me SHBA, i kam parë edhe në situata kur thonin: “hajde t’a shfuqizojmë ligjin për gjykatën speciale, se nuk ka lidhje që prishemi me Amerikën.”
I njohim mirë. I kemi parë se si bredhin me marioneta nëpër botë, krahë për krahë me Vuqiqin, për të gënjyer Amerikanët e miqtë tjerë se ‘korrigjimi i kufirit e shkëmbimi i terroritoreve’ është zgjidhja më e mirë për Kosovën e Serbinë… se kryeministri Haradinaj e ka gabim me taksën, me Trepçën, madje edhe me ushtrinë, sepse këto tema duhet të diskutohen në tavolinën e Brukselit.
Kanë shkuar edhe deri në pikën kulmore, ku kanë ‘punësuar’ edhe ndihmës mediatik për të spekuluar e gënjyer se Amerika do të tërheq trupat nga Baza Ushtarake ‘Bondsteel nëse nuk hiqet taksa 100%.’ Nuk u ka besuar askush, sepse e vërteta është ndryshe!
Këta që sot po e përdorin Amerikën për mashtrime elektorale, asnjëherë s’kanë qenë më të dobët. Asnjëherë më pak hapësirë për propagandë e gënjeshtra s’kanë pasë. I kanë ditët e fundit…
Kosova do të mbetet vijë e frontit të Amerikës me Rusinë, e paprekshme në territor dhe kufij. E ky zotim, mbetet përgjithmonë brenda e jashtë dyerve të mbyllura.
100% Kosova
Discussion about this post