Zv/kryeministri Erion Braçe u shpreh se insititucionet shtetërore janë në gatishmëri për t’i dhënë ndihmën e parë qyetarëve.
“Tërmetet nuk parashikohen dot. Emergjencat janë në gatushmëri për ti ardhur në ndihmë qytetarëve. Ministria e Mbrojtjes ka vënë në kontroll të gjithë mjetet për të qenë në gatishmëri për çdo emergjencë”- tha Braçe.
“Paniku ekziston. Një tërmet i tillë pasohet nga disa lëkundje, disa të cilat kanë ndodhur në harkun kohor të dy-tre orëve. IGJEUM nuk e ka klasifikuar këtë tërmet si më të rrezikshmit pasi nuk e ka kaluar shkallën 6 righter”- tha Braçe.
“Qeveria do të mblidhet për pak minuta dhe do të gjithë do të jemi në gatishmëri për tu ardhur në ndihmë qytetarëve”- përfudnoi Braçe për Top Channel.
Discussion about this post