Bazuar në atë që shkruhet Facebook, në llogarinë e Kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, dhe shikuar në fotot referenciale që postohen aty, kohëve të fundit AAK-në e kanë vësrshuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të cilët po aderojnë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Gazeta Mejdani.
S’do mend se aktivitetet e pandalshme të Haradinajt kanë bërë që partia e tij të pëlqehet nga qytetarët e shumtë, e sidomos nga një shtresë intelektualësh.
Shkak i këtyre aderimeve janë edhe disa vepra madhore të cilat qeveria Haradinaj i kishte bërë ë dy vjetët e fundit.
Themelimi i Ushtrisë së Kosovës, Taksa 100%, e disa të tjera i kanë dhënë Kosovës një format shteti që i vjen era shtet.
Ndërsa rasti i fundit kur Haradinaj dha dorëheqje për të mos lejuar që kryeministri i vendit të merret në pyetje në Hagë, por ai personalisht, ka bërë që njerëz të tërë të pëlqejnë vizionin për 100% shtet të cilin po e promovon Kryeministri në detyrë.
Më poshtë, gjeni postimet e tri ditëve të fundit të Haradinajt që kanë të bëjnë vetëm me aderimet e reja në AAK:
10 shator, ora 20:21 min
Interesim i jashtëzakonshëm i qytetarëve që të bëhen pjesë e vizionit të Aleancës, si konfirmim i fuqishëm i vendimeve tona të mëdha. Në Greme të Ferizajit, i nderuar t’iu uroja mirëseardhje në familjen tonë të madhe, mbi 250 anëtarëve të PDK-së, të cilët rrugëtimin politik kanë vendosur ta vazhdojnë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Askush nuk mundet më shpejt t’i sjellë vendit zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës, pos atyre që ishin në detyrë kur është dashur të ndalej lodhja dhe dorëzimi. Së bashku për jetësimin e konceptit 100% shtet, si vazhdimësi dhe zotim. RH
11 shtator, ora 12:12 min
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shndërruar në adresën kryesore të angazhimit politik të profesionistëve të dëshmuar. Pata kënaqësinë t’i mirëpres sot, profesorin universitar Dr. Islam Musliu, juristët Mentor Seferi, Arbnora Avdiu, Raza Lajqi dhe Memli Seferi, politologet Drita Pajaziti, Sabile Krasniqi e Arnesa Sahiti, si dhe Albin Zhuniqin, specialist i sigurimeve, të cilët iu bashkuan vizionit të Aleancës dhe ofertës më serioze, që garanton jetësimin e konceptit 100% shtet. Na priftë e mbara! RH
12 shtator, ora 10:50 min
Për ta fituar betejën për zhvillim ekonomik, vende të reja të punës dhe një jetë me dinjitet në vendin tonë, duhet fuqizim i shtetit të së drejtës dhe luftë e sinqertë kundër korrupsionit. E vetmja garancë për këtë është përvoja jonë në punë dhe logjika zbatuese e vendimeve. Mirënjohës mbi njëqind qytetarëve të Prizrenit, që besuan në vizionin e Aleancës, duke iu bashkuar sot rrugëtimit tonë. RH
12 shtator, ora 13:30 min
Me bindjen se për shtet 100%, alternativë e vetme është një udhëheqje e dëshmuar për vendimmarrje sovrane, e jo ata që sakrifikojnë vendin për interesat e tyre, sot Aleancës në Prizren iu bashkua familja e respektuar Krasniqi, votuese e deritashme e PDK-së. Kryefamiljarit Naim Krasniqit, krijues i uniformës së parë të ushtrisë shqiptare në Kosovë në vitin 1991, i shpreha mirëseardhje në shtëpinë e re politike, AAK-në, partinë më besnike ndaj interesave shtetërore dhe kombëtare. RH
12 shtator, ora 14:40 min
Jetësimi i konceptit 100% shtet kërkon kuadra që shquhen për dije dhe përkushtim, profesionistë të zotë, e studentë me perspektikë, që po na bashkohen përditë, për ta konfirmuar vazhdimësinë e transformimit të vendit.
Nga sot, pjesë të vizionit të AAK-së do të jenë Xhafer Selimi – Profesori universitar i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe; Dr. Mirjeta Berisha dhe Arjanita Shaka – Specialiste të sëmundjes së dhëmbit me endodonci; Burhan Arifi – Specialist i ortodoncisë; Pajtim Hasani – Profesor i Gjuhës Angleze; Krenar Mushica, Merva Gjigolli, Valeza Suka, Mehmet Isufaj, Visar Kokolli, Anila Berkolli, Rinor Bllaca e Blinda Bytyqi- Ekonomistë; Margarita Elshani – Juriste me master në drejtimin penal; Valdete Kadriaj, Eltina Sedolli e Flamur Kabashi – Studentë të juridikut; Besnik Alaj – Menaxher; Labinot Berkolli – Fakulteti për Doganë e Shpedicon; Blerta Hajrizi – Studente e mjekësisë; Granit Berkolli – Shkencat Kompjuterike; Fidane Gjigolli – Shkencat Matematikore; Fitore Havolli – Orientaliste; Muhamet Havolli – Shef prodhimi; Leonita Berkolli – Studente e informatikës; Betina Bytyqi – Mjeke; Diturie Bytyqi, Blerta dhe Elona Hajrizi – Fizioterapeute; Granit Bllaca – Student i shkencave politike në Austri. RH
12 shtator, ora 14:00 min
Aleanca, si parti e vlerave të dëshmuara dhe alternativë e vetme që garanton forcimin e shtetit me udhëheqje zbatuese, po merr besimin masiv të qytetarëve. Me bindje se vizioni ynë për 100% Kosovë, është i guximshëm dhe konsistent, sonte pata nderin t’i mirëpres në Aleancë dhjetëra anëtarë të rinj nga familje të respektuara prishtinase, si dhe struktura të tëra nga parti tjera në kryeqytet. Bashkë, të vendosur për shtet të fortë, ekonomi dinamike dhe drejtësi shoqërore. RH
13 shtator, ora 13:10 min
Janë të shumtë ata që ndajnë vlerat e Aleancës, që kanë dijen, guximin dhe përkushtimin që t’i shërbejnë vendit, me vendosmëri dhe logjikë zbatuese. Mirëseardhje mbi 50 anëtarëve të rinj nga Prishtina në Aleancë, të cilët i besojnë vizionit të saj dhe udhëheqjës së dëshmuar që garanton perspektivë zhvillimore. Bashkë me njerëz të shtëpisë për Kosovën 100%. RH
Discussion about this post