Vëllau prej vëllaut ndahet nga sjellja.
Shkruan: Xhevahire Bajrami-Abazi
Shirat nga qielli, gjethet nga dega…
Me Siratin, xhenneti ndahet nga xhehennemi.
Duke e tërhjekë spirancën, edhe anija ndahet nga porti, të mbeturit ndahen nga ata që shkuan…
Edhe fjala ndahet nga gjuha, loti ndahet nga syri edhe pejgamberët ndahen sipas detyrave të tyre…
Qielli ndahet nga toka pa paralajmërim…
Vëllau ndahet nga vëllau, si Kabili e Habili.
Ata që besojnë dhe nuk besojnë janë të ndarë, sikurse Hz. Musa me Faraonin që janë të ndarë.
Edhe deti është ndarë nga një shkop…
Kam menduar se nuk ndahen.
Por…
Ademi a.s është ndarë nga hz.Hava.
Të gjallët e dijnë, dita e mirë ndahet nga dita e keqe.
Historia nuk përsëritet, edhe përsëritja ndahet nga njëra tjetra me detaje të imëta.
Ndahet!
Sepse edhe Muhammedi a.s është ndarë nga kjo botë.
Lapsi i dijetarit ndahet nga gjaku i shehidit.
Edhe qetësia nga zemra, e njeriu nga vetëvetja.
Njerëzit e drejtë dallohen nga njeri-tjetri.
Ndahet pra…
Në luftë, babai ndahet nga i biri.
Lakmia e ndanë mikun nga miku…
Në Ditën e Gjykimit ndahen të drejtit nga të padrejtit.
Ndarja është e rëndë, por ajo ndodhë.
Edhe ajo që kam shkruar ndahet nga njëra-tjetra me ndonjë detaj të vogël…