Analisti Imer Mushkolaj thotë në “Debat Plus” se ministri Faton Peci do të ishte dashur të merret në pyetje nga Prokuroria pas deklaratave ndaj deputetes Ganimete Musliu.
“Deklarata juaj ndaj Musliut “Ajo pjesa e krimit në Ministrinë e Bujqësisë ka edhe mbështetje politike e ti po del që je njëra ndër zyrtaret në prapavijë”. Nuk ka më qartë se kjo deklaratë që ju keni drejtuar gishtin ndaj Musliut”, iu drejtua Mushkolaj, Pecit.
“Deklarata tjetër e jotja “Ndaq gjuani më ujë e ndash më plumba siç keni gjuajtur 20 vjet, nuk ka birë nenë që e ndal Faton Peci”, është akuzë e rëndë se nuk është vërtetua. “Ndaq gjuani” kujt po i thuani? Rrjedhimisht po i drejtoheni PDK-së”,shtoi tutje Mushkolaj, përcjell Telegrafi.
“Kur thuani “Ndaq gjuani me plumba siç keni gjuajtur”, kjo është një akuzë direkte. Në një situatë normale një prokuror është dashur të presë te dera e sallës ku është mbajtur mbledhja e Komisionit dhe të marrin deklaratë “Zoti Peci ju po i dini që këta kanë gjuajtur me plumba dhe duan t’iu “vrasin” edhe juve”. Këto janë akuza të rënda”, ka vazhduar tutje Imer Mushkolaj.