Dogana e Kosovës ka konfiskuar rreth 200 telefona celularë gjatë kontrollit në gjashtë pika shitëse në Prishtinë.
Telefonat ishin pa dokumentacion të nevojshëm.
“Pas sigurimit të informatave përmes rrugëve operative Dogana e Kosovës me përkrahjen e Policisë së Kosovës sot kanë ndërmarrë një aksion për kontrollimin e dyqaneve që merren me tregtimin e telefonave mobil. Aksioni ka qenë i shtrirë në gjashtë lokacione të dyshuara, njësitë e doganës kanë arritur që gjatë aksionit të zbulojnë sasi të konsiderueshme të telefonave si dhe kanë gjetur hapësira të modifikuara posaçërisht për fshehjen e telefonave brenda lokaleve të kontrolluara. Gjatë kontrollit janë gjetur rreth 200 telefona të llojeve Iphone dhe Samsung pa mbulesë dokumentare. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore dhe hetime”, thuhet në njoftimin e Doganës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.