Policia e Kosovës, drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, sot ka realizuar një urdhërkontroll në tri lokacione.
Gjatë realizimit të këtij urdhërkontrolli, janë arrestuar tre të dyshuar të cilët me veprimet e tyre dyshohet se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i Parasë”
“Personat e dyshuar në bashkëkryerje, me datë 20.10.2021 në Komunën e Malishevës, kanë lëshuar në qarkullim dollarë amerikan të falsifikuar në një këmbimore. Rasti është iniciuar dhe raportuar në Stacionin e Malishevës ku më pastaj është proceduar për trajtim në NJRHKEK – Gjakovë.
Hetuesit e NJRHKEK – Gjakovë pas një mori veprimesh hetimore dhe operative në koordinim të ngushtë me prokurorin kompetent dhe me NJRHKEK –në, në Prizren, ka arritur të siguroj identitetin e të dyshuarve, lokacionet e banimit të dyshuarve dhe dëshmi të mjaftueshme se:
Të dyshuarit H.SH (1987), L.Q. (2003) dhe H.L. kanë vënë në qarkullim dollarë amerikan të falsifikuar dhe me këto veprime kanë krijuar dyshimin e arsyeshëm se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i Parasë” nga neni 296 i KRPK-së”, thuhet në njoftim.
Personat e dyshuar janë arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon te hetohet nga NJRHKEK Gjakovë.