Ndër personalitetet me vlerë dhe me peshë politike që vepron brenda strukturave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është edhe Arta Ahmeti-Xhylani.
Por, në fakt, kush është kjo zonjë kandidate me autoritetin e saj të madh që gëzon brenda AAK-së, dhe tek qytetarët e Kosovës?
Është kjo vasha nga Drenica e cila kishte diplomuar në fakultetin juridik pranë Universitetit të Prishtinës ku dhe kishte magjistruar në shkencat juridike gjithashtu. Më pastaj, me guxim dhe vetëmohim të pashoq merr rrugën për në Amerikë ku kryen atje specializime përkatëse në shkencat e investigimeve kriminalistike, në lidreship dhe fusha të tjera aq të rëndësishme.
Në zgjedhjet e kaluara lokale, ajo kishte marrë besimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe gjithë partisë për të kandiduar për të paren e Drenasit.
Motoja e jetës së saj është “Guxim, Dije dhe Përkushtim 100% për vendin”.
Arta Ahmeti-Xhylani botërisht ka shprehur kënaqësinë e saj dhe mirënjohjen e thellë për besimin që i është dhënë të jetë në listën e AAK-së për kandidate për deputete në zgjedhjet që po vijnë.
“Jam e lumtur dhe shumë mirënjohëse për besimin që më është dhënë të jam pjesë në listën për deputete nga Koalicioni AAK-PSD” ka thënë Arta Ahmeti-Xhylani./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post