Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar 21 ankesa lidhur me procesin zgjedhor të së dielës.
Këtë e ka konfirmuar Mulë Desku. Ai ka treguar edhe për natyrën e ankesave.
“Thyerje e heshtjes Zgjedhore – Sponsorizim i postimeve me përmbajtje elektorale në FB, thirrje për të votuar përmes SMS-ve, thirrje për të votuar përmes rrjetit social FB, vendosja e posterit në afërsi të Qendrave të Votimit, postim i një fotografie me përmbajtje elektorale në rrjetin social në FB, shpërndarje e videove, fotove me përmbajtje elektorale në rrjetin social FB dhe thyerje e heshtjes zgjedhore – thirrje për të votuar nëpërmjet postimit të fotos se fëmijëve ne rrjete sociale Instagrami etj”
Sipas Deskut ankesa kanë parashtruar LVV, LDK, PDK dhe të tjera.
“ Iniciative e Re Demokratike e Kosovës – IRDK kundër Partisë Liberale Egjiptiane – PLE, 1 ankesë, LVV kundër LDK-së, 6 ankesa, LDK kundër LVV-së 3 ankesa, LVV kundër AAK –së 1 ankesë, LVV kundër IQ për Obiliqin- 2 ankesa, PDK kundër “Lista e Pavarur” Bekim Jashari – 6 ankesa, BIRNI kundër LVV-së 1 ankese LVV-së dhe, BIRNI kundër LDK-së 1 ankesë”, ka thënë Desku për Klan Kosovën.