Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Suharekë pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i procesit të votimit”, shkruan Gazeta Mejdani.
Prokurori i Shtetit njofton se i dyshuari ka penguar procesin e votimit duke prishur rendin dhe qetësinë dhe më pas e ka thyer dritën fluoreshente.
Me urdhër të prokurorit i njëjti është në ndalim.
“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.