Mbrëmë u raportua se ka vdekur doktori dhe ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.
Vdekja e tij në Policinë e Kosovës është cilësuar si e dyshimtë.
Siç merret vesh nga burime brenda Policisë, dyshimet e para janë se i ndjeri kishte qenë duke punuar me një pompë të ujit kur është goditur nga energjia elektrike.
Trupi i pajetë i Hajrullahut është dërguar në IML për obduksion.