Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, njëherit ish-kryetar i LDK-së, ka dhënë detaje për takimin e mbrëmshëm që patën me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Ai ka thënë se ky takim mes krerëve të opozitës kosovare, erdhi pas një ftese në inaugurimin e një investimi në Durrës.
”Ishim të ftuar në inaugurimin e një investimi në Durrës, të një biznesmeni nga Prishtina”, u shpreh ai.
Lidhur me natyrën e këtij takimi mes krerëve të opozitës, me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ai la të kuptojë se pati atmosferë të mirë.
”Takimi ishte joformal, në një atmosferë miqësore”, tha Mustafa.
Ndërkaq i pyetur nëse është diskutuar për qasjen në dialog të palës kosovare, Mustafa u shpreh se ajo është temë e Qeverisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.
”Biseda ka qenë e lirë, për investime dhe zhvillim”, deklaroi ai mes tjerash për Klan Kosova.