Gatuhen në çast dhe janë të shkëlqyeshme për kafjall, darkë apo zëmër.
Përbërësit:
– 750 g miell,
– 4 vezë,
– 400 g kaçkavall,
– 100 g kajmak,
– 1 kube tharmë,
– 1 dl qumësht,
– 2 lugë vaj,
– 1 lugë e vogël kripë.
Përgatitja:
Tharmin e thërrmojmë me dorë dhe e qesim në enë bashkë me miellin.
I shtojmë 3 kokrra vezë dhe një të bardhë të vezës, kajmak dhe qumësht.
E grijmë trashë në rende gjysmën e kaçkavallit dhe e përziejmë me lugë derisa të gjithë përbërësit të bashkohen.
Me duar në tavolinën e punës në të cilën e kemi bërë me miell e bëjmë brumin, përkatësisht e “ngjeshim” derisa të bëhet i lëmuar.
Për t’u shtrirë më lehtë korja, brumin ndajeni në dy pjesë (nuk është e domosdoshme).
Me okllai e hollojmë koren në trashësi prej 1 cm dhe pastaj i bëjmë rrathët.I radhisim në tepsi në të cilën kemi vënë letër për pjekje.
Vezët e mbetura i thyejmë dhe i ndajmë të bardhët dhe të verdhët. Të verdhët i tundim me pirun dhe i lyejmë kolendrat.
Kaçkavallin e mbetur e grijmë në pjesë të imëta në rende dhe i qesim sipër kolendrave.