Dy data janë hedhur si opsion për datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Burime të “Indeksonline”, brenda Presidencës, tregojnë se presidentja, Vjosa Osmani, pritet që zgjedhjet t’i caktojë me 10 ose 17 tetor 2021.
Ndryshe, Osmani pritet që sot të takohet me përfaqësuesit e partive politike në vend, për të diskutuar ekskluzivisht për zgjedhjet.
Vlen të theksohet se partitë tashmë kanë nisur t’i publikojnë emrat e kandidatëve për kryetar.
PDK është subjekti që ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve.