Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ai vlerëson se një hap i tillë do të zgjidhte një mori problemesh në këtë rajon.
“Zgjerimi i BE-së është interes yni i përbashkët. Kjo duhet të jetë përgjigja jonë strategjike për një mori sfidash”, ka thënë Jansha gjatë një konference të përbashkët me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sasoli.
“Nëse me pyetni se si ne mund t’i zgjidhin problemet me kufijtë tanë, do të përgjigjesha: Duke pasur perspektivë evropiane. Nëse ne lejojmë vende të caktuara që të anëtarësohen bashkërisht në BE, sapo ta fitojnë perspektivën dhe të bëhen anëtarë, ato probleme do të zhduken”, raporton B92.