Gjykata Themelore e Ferizajt e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitajt.
Por këtë vendim e ka quajtur skandaloz e mospërfillës avokati mbrojtës i Naser Pajazitajt, Gëzim Kollçaku.
“Fatkeqësisht ky është një gjykim skandal i kësaj gjykate duke mospërfillur asnjë prej rekomandimeve të kësaj gjykate, duke mospërfillur asnjë prej rekomandimeve të Gjykatës Supreme, duke mos i marrë parasysh fare provat”, është shprehur ai.
“Fotografia e telefonit që ka ardh e ka dëshmu që Naser Pajazitaj në ditën kritike nuk ka qenë farë në Bjeshkët e Strellcit. Jam kureshtar të di arsyetimin e kësaj gjykate posa ta marrë në formë të shkruar”, ka thënë Kollçaku.