Nata e Kadrit është një ndër netët e bekuara të muajit Ramazn, e cila gjendet në dhjetëditëshin e fundit të tij. Kurani Famëlartë dhe hadithet e Muhamedit a.s. tregojnë për rëndësinë dhe vlerat e mëdha që përmban kjo natë. Kurani ka një sure të veçantë e cila mban këtë emër dhe përshkruan me hollësi veçoritë e saj.
Nata e Kadrit është nata në të cilën pejgamberit Muhamed, ndërmjet melekut Xhebrail, i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit, sipas fesë islame.
Myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i falë të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet, dhe se engjëjt zbresin në Tokë.
Muslimanët besojnë gjithashtu që Kur’ani u zbrit në natë e Kadrit tek Muhammedi prej Allahut. Zbritja filloi në shpellën Hira në Mekë. Sureja që u zbrit e para ishte sureja Alak. Në Kur’an nuk përmendet ndonjë datë specifike, por thuhet se Nata e Kadrit është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit.
Kërkojeni atë në netët teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit. (hadith). Një prej datave tek është 21, 23, 25, 27, 29. Shumë prej traditave thuhet që është nata para Ramazanit të 27-të. Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dijsh se ç’është nata e Kadrit?
Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.
Agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj. Për këtë arsye numri i personave që agjërojnë sot është shumë më i madh se ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit. Po përse nata e Kadrit është e vlefshme sa jeta e një njeriu, pra një mijë muaj? Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Mendohet të jenë me mijëra, jo vetëm besimtarë myslimanë, ata që agjërojnë ditën e Kadrit.
Shenjat e natës së Kadrit
Kjo natë kaq e madhe, ka shenjat e saj, të cilat nuk vihen re, vetëm pasi të ketë lindur dita e re. Ndër këto shenja është se dielli i ditës që pason natën e Kadrit, lind pa rreze, ose është i kuq dhe ndriçim të zbehtë. Një shenjë tjetër që thuhet, është dhe shiu i lehtë që mund të bjerë natën e Kadrit, era dhe se ajo natë, është e hapur, as e nxehtë dhe as e ftohtë.
Të gjitha këto shenja, nuk janë të prera dhe nuk arrijnë në gradën e sigurisë së plotë. Ato mund të gjenden ose jo, sipas vendit dhe stinës. Ka vende myslimane ku shiu bie pa pushim, të tjera ku ka vite që nuk bie shi, të tjera që vuajnë nga të ftohtit dhe të tjera që vuajnë nga i nxehti.
Natë për të gjithë apo e specifikuar?
Një çështje tjetër e diskutuar dhe e studiuar nga dijetarët, është nëse nata e Kadrit është specifike për disa njerëz, të cilëve u shfaqet në ëndërr dhe me disa shenja, gjë e cila nuk u ndodh njerëzve të tjerë, apo është e përgjithshme, për të gjithë myslimanët dhe sevapi i saj u jepet të gjithë atyre që e kalojnë këtë natë në adhurim.
Një grup dijetarësh kanë mendimin e parë, se kjo natë është vetëm për disa njerëz, si për ata që e kalojnë natën e Kadrit me adhurim. Disa myslimanë besojnë se nata e Kadrit është një sasi energjie drite, e cila u shfaqet disa personave të lumtur dhe jo të gjithëve. Prandaj dhe njerëzit e thjeshtë shpesh herë i dëgjon të thonë: I është shfaqur nata e Kadrit.
Të gjitha këto janë gjëra që nuk bazohen në fakte dhe argumente fetare. Prandaj, themi që nata e Kadrit është një natë e veçantë për të gjithë ata që e kërkojnë atë dhe synojnë të përfitojnë nga mirësitë e saj. Ajo është natë adhurimi, bindjeje ndaj Zotit, namazi, leximi, përkujtimi, lutjesh, sadakeje, punësh të mira etj. Ajo që është traditë gjatë natës së Kadrit është gatimi i hallvës, e cila bëhet para se të hyjë dielli i ditës së re dhe ndahet mes njerëzve, si përkujtim ndaj shpirtrave të atyre që nuk jetojnë më.
Kur’ani i Madhërishëm që na ndriçon zemrat, na mbush me paqe shpirtin dhe na njeh me ekzistencën tonë ka zbritur pikërisht në këtë natë, ku në të katër anët e botës do të bëhen lutje për paqen dhe vëllazërinë e botës islame. Muslimanët do të luten për vete, për familjet e tyre, për miq, dashamirë dhe për gjithë nejrëzimin.
Në suren “El-Kadr”, që përbëhet nga 5 ajete, theksohet se kjo natë është “më e mirë se njëmijë muaj”. “Me lejen e Zotit të tyre zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili a.s.) për çdo çështje. Paqe! … Ajo (paqja) vazhdon deri sa të zbardhë agimi”, thotë Allahu Fuqiplotë në dy ajetet e fundit të Suresë “El-Kadr”.