Lulzim Basha ka arsyet e tij të legjitimuara që të tentojë sa të mundet për ti mbajtur të motivuar anëtarët e partisë së tij por me deklaratën e para pak orëve nuk gjeti mënyrën e duhur.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në tentativë të fundit për të mbajtur ende lart moralin e demokratëve deklaroi pak më parë se sipas tij opozita do të fitojë pasi deri më tani nuk është bërë gjë tjetër veçse janë numëruar të gjitha kutitë ku dihet që kryesojnë socialistët.
Por sa e vërtetë mund të jetë diçka e tillë?! E para nga 92 KZAZ që janë gjithsej në të gjithë Shqipërinë në 46 prej tyre, në ato me numër tek Partia Demokratike ka shumicën, ndërkohë në gjysmën tjetër, në KZAZ-të me numër çift Partia Socialiste ka anëtarin e shtatë. Mjafton ky fakt i tillë që të kuptosh se PD e ka vetë në dorë vendimmarrjen për të ecur sa më shpejt me numërimin në 46 KZAZ-atë që ajo ka shumicën e anëtarëve.
Përkundrazi sipas të gjitha të dhënave mësohet se numërimi është ndërprerë më shpesh deri tani në KZAZ-të me numrat tek, pra në atë që opozita ka shumicën. Arsyeja pse është ndërprerë janë të shumtat dhe ato i di më së shumti opozita por sigurisht që nuk ka të bëjë nëse brenda atyre kutive në këto KZAZ dihet paraprakisht që fletët brenda janë më shumë ‘blu’ apo ‘rozë’.
Një tjetër fakt kokëfortë që e kundërshton fuqishëm deklaratën e Lulzim Bashës është shumë e thjeshtë, të gjitha kutitë e votimit që merren për numërim pasi ka filluar në KZAZ merren sipas numrit rendor që ato kanë, nga më i vogli tek më i madhi, dhe jo sipas dëshirës së anëtarëve të KZAZ-së.
Lulzim Basha ka arsyet e tij të legjitimuara që të tentojë sa të mundet për ti mbajtur të motivuar anëtarët e partisë së tij por me deklaratën e para pak orëve nuk gjeti mënyrën e duhur.