Ky është momenti kur organizohet pritë ndaj një vajze të re nga tre burra, derisa ajo po kthehej në shtëpi nga puna – të cilën e fusin në një veturë në Kirgizi – pak orë para se ajo të gjendej e vrarë në një rast që po cilësohet si “rrëmbim i nuses”.
Kamerat e sigurisë shfaqin Aizada Kanatbekova, 27-vjeçe, e cila rrethohet nga tre burra që e kapin dhe e fusin në pjesën e pasme të veturës Honda Civic në kryeqytetin Bishkek – ku ajo ishte detyruar me forcë të martohet, transmeton Telegrafi.
Një burrë shihet se si e tërheqë zvarrë Karantbekovan nëpër rrugë, por ajo tenton të mbrohet – e një burrë tjetër vrapon në drejtim të saj e fut me shpejtësi në veturë.
Në anën tjetër, policia ka njoftuar se kanë gjetur trupin e pajetë të Karantbekovas në pjesën e pasme të veturës – e rasti po cilësohet “si rrëmbim i nuses”.
Vrasësi i të ndjerës besohet të jetë një 36-vjeçar i cili gjithashtu është gjetur i vdekur – ku policia po dyshon se ka kryer vetëvrasje. E televizioni publik ka njoftuar se njëri prej rrëmbyesve është arrestuar nga policia.