Glauk Konjufca i ka dorëzuar detyrën e presidentes së vendit, Vjosa Osmanit.
Me këtë rast, Kryetari i Kuvendit të Kosovës njëherësh u.d i presidentit të vendit deri pak më parë e ka ngritur lartë figurën e Vjosa Osmanit, duke theksuar se gjithmonë punoi në interes të vendit.
Në përfundim të fjalimeve nga të dyja anët, Konjufca i dhuroi një buqetë me lule Osmanit derisa tha se “Kurrë nuk është boll me i dhënë lule një zonje si ti”, tha ai.