Burime brenda kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, është takuar me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, për të diskutuar për çështjen e presidentit.
Ashtu siç ka paralajmëruar Abdixhiku më 24 mars, tani ai do të diskutojë me organet e partisë për të marrë një vendim nëse LDK do ta votojë ose jo atë për presidente.
“Duke i respektuar afatet kushtetuese do t’i përcaktojmë edhe hapat e ardhshëm”, kishte deklaruar Abdixhiku.