Parlamenti Europian me shumicë dërrmuese kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.
Raportuesja për Kosovën në këtë Parlament, Viola Von Cramon ka bërë të ditur se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur 472 eurodeputetë.
“Në votimin plenar për raportin për Kosovën në Parlamentin Europian, shumica dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kërkon nga Këshilli i BE-së që të veprojë. 472 pro, 165 kundër dhe 41 abstenime”, ka shkruar Von Cramon.
Von Cramon, sot në debatin për raportin e progresit për Kosovën në Parlamentin Europian ka kërkuar edhe njëherë që Këshilli i BE-së të veprojë dhe të liberalizojë vizat që ka premtuar për Kosovën.