Qeveria Kurti II pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës javën e ardhshme, duke e i dhënë mundësinë e dytë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të udhëheq me ekzekutivin në katër vitet e ardhshme, pas fitore prej 50% në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Mirëpo, këtij suksesi të Kurtit pas opozitarizmit prej shumë vitesh, pritet t’i paraprijë edhe një lajm i mirë për të.
Burime të Veriu.info nga Lëvizja Vetëvendosje bëjnë të ditur, se kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, pritet që të aderoj në subjektin politik të Albin Kurtit.
Veriu.info mëson se dorëheqja e Xhafer Gashit nga AAK po planifikohet të ndodh këtë javë, ku ai do të kumton lajmin se do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.
Ppres shkruan se aderimi i kryetarit të komunës së Obiliqit në Vetëvendosje, do të ishte aderimi i dytë i një kryetari komune nga një parti tjetër, kjo pasi që kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, kishte aderuar në vitin 2019 nga AKR-ja në Vetëvendosje, disa javë para fitores së Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.