Ramush Haradinaj ka thënë se kishte një takim konstruktiv më Kurtin. Lideri i Aleancës ka deklaruar se partia e tij do të jetë opozitë e fuqishme.
“I tregova Kurtit se do të jemi opozitë, jo siç ishim bashkë dikur me Vetëvendosjen, me ato metoda, por një opozitë më konstruktive”, ka thënë Haradinaj.
I pyetur nëse AAK-ja do ta bëjë kuorumin për president, Haradinaj ka thënë se nuk është përgjegjësi e AAK-së.
“Nuk është detyrë jona ta përkrahim pushtetin. Populli ia ka dhënë votën për të qeverisur. Është përgjegjësi e Qeverisë ta gjejë mënyrën se si do t’i bëjë 2/3 e votave për presidentin”, ka thënë Haradinaj.