Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. E pasur me proteina, kalcium, magnez, fosfor, beta karoten, si dhe vitamina A, C, D, dhe kompleksin e vitaminave B. Hithra lufton inflamacionin, reumatizmën, trajton kontraktimet e muskujve, alergjinë dhe tensionin e lartë të gjakut. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose e gatuar në supë dhe byrek.
Githashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Është mirë që ai të pihet herët në mëngjes për të dhënë dhe efektin e duhur. Një ndihmesë të madhe jep hithra edhe për një funksionim sa më të mirë të veshkave dhe sëmundjeve të tjera reumatike dhe artritin.
Përgatitja e çajit të hithrës
Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Te nënat me fëmijë të vegjël, përdorimi hithrës ndihmon në prodhimin e qumështit aq i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës.
Por hithra njihet ndryshe si përbërësi MAGJIK që rigjeneron, ushqen dhe shkëlqen flokun. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me çaj hithrash, 2-3 herë në javë. Floku juaj është i thatë, i pashëndetshëm dhe i zhveshur nga sebumi, yndyra natyrale e flokëve. Në një enë rrihen 2 verdha vezësh, shtoni 1 lugë gjelle mjaltë, 5-10 vaj esencial hithre dhe 1 filxhan kafeje me çaj hithrash. Përziejini përbërësit dhe më pas masazhoni flokët. Lëreni të veprojë për 2 orë dhe lani kokën si zakonisht, por shpëlarjen e fundit bëjeni me çaj. Do të habiteni me rezultatin, shkruan Living.
Discussion about this post