Në këshillimoret e fëmijëve në Danimarkë, nënave me fëmijë të porsalindur u rekomandohet një formulë e thjeshtë për të edukuar fëmijën e porsaardhur në jetë. Në këtë formulë të thjeshtë është përmbledhur se si duhet të veprojnë me fëmijën e tyre që të rritet sa më i shëndetshëm e i qetë dhe njëkohësisht nëna të mos ndihet e lodhur dhe fajtore se nuk di të rrisë fëmijën e saj. Kjo formulë është E.A.S.Y. këto gërma janë gërmat e para të katër fjalëve:
1. Eat (ngrënie)
– ushqimi i fëmijës
2. Activity – aktivitete për fëmijën
3. Sleep – respektimi i oreve të gjumit
4. You time – kohë për vetë nënat. Nëna duhet të gjejë kohë për veten e saj.
Këto këshilla e ndihmojnë nënën, që të organizojë ditën si për fëmijën dhe veten. Një nënë e qetë natyrisht arrin të qetësojë edhe fëmijën e saj. Një nënë që pret nga të tjerët që ti qetësojnë fëmijën, natyrisht që do të jetë ankthioze dhe siç dihet, ankthi i nënës i kalon automatikisht fëmijës duke mos e lejuar atë të jetë i qetë.
Në praktikën tonë për mirërritjen e fëmijës në muajt e parë të jetës, nëna gati përjashtohet me forcë si nga nëna dhe nga vjehrra. Në vënd që ta ndihmojnë të zhvillojë mëmësinë, i thonë ti nuk di. Për aktivitete fizike as që bëhet fjalë, madje nuk e lejojnë nënën as të nxjerr shëtitje fëmijën që ditët e para të jetës. I vetmi aktivitet fizik përveç veshjes dhe ushqyerjes është banja edhe ajo është shumë e shkurtër, pasi kultivohet frika se fëmija mund të ftohet e sëmuret. Mirë do të ishte që banja të zgjaste të paktën 30 minuta që në fillim të jetës së fëmijës.
Një tjetër gjë, që është shumë e rëndësishme dhe me vlerë për fëmijën dhe shëndetin e tij, është aktiviteti fizik me lojra të vogla që në fillimet e jetës. Për shëmbull pasi nëna e ushqen fëmijën, mund t’i flasë e tregojë fytyren e tij në pasqyrë, ti emërtojë gojën, hundën, sytë, veshët, flokët etj. T’i tregojë që është nje ditë më e/i madh.
Mos harrojmë të bëjmë dhe pak fiskulturë duke i hapur krahët dhe duke i’a afruar me pas në gjoks, po kështu veprohet edhe me këmbët, i shtrihen dhe i afrohen te barku. Gjithashtu prindërit të përpiqen të braktisin mendësinë e vjetër, që fëmija është i vogël dhe nuk merr vesh, por ta shohin njeri dhe njeriu me njeriun komunikon nëpërmjet fjalës, kështu duhet bërë edhe me fëmijën.
Kopshti im/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post