Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë një aksion në objektet e Komunës së Kllokotit. Plus TV merr vesh se në këtë aksion është arrestuar kryetari i kësaj komune, Bozidar Dejanovic.
Poashtu, në këtë aksion mësohet se është arrestuar edhe drejtori i Urbanizmit në komunën e Kllokotit.
Ndaj disa zyrtarëve të Komunës së Kllokotit ditë më parë është ngritur aktakuzë me dyshimet për keqpërdorime të detyrës zyrtare.