Mëngjes: Qumësht të skremuar me 3 lugë tërshërë, 1⁄2 banane dhe fara liri (të zbutura në qumësht për rreth 1 orë në frigorifer), 1 lugë vaj peshku (preferoni të mëlçisë së merlucit).
Paradite: 1 çaj mali me pak rigon dhe dafinë, 1 lugë të vogël mjaltë dhe 1 vezë të zier me pak vaj ulliri dhe rigon, 1 portokall.
Drekë: Sallatë me lakër të bardhë, karotë, majdanoz të marinuar me limon, pak va farash kungulli dhe hudhër. Pure patatesh me pak qumësht dhe majdanoz, 120gr gjoks pule me salcë mustardë.
Pasdite: 1 fetë bukë thekre me salcë specash të kuqe dhe gjizë, 1 kivi.
Darkë: Spinaq burani me pak oriz, 1 kupë trahana të thartë me djathë dhie dhe pak bukë thekre, 1 kupë kos me hudhra, kastraveca dhe kopër.
Para gjumit: 1 çaj kamomil ose farash finoku me mjaltë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post