Meliza Haradinaj kishte rezultuar të këtë fituar 3715 vota, kur në QNR të KQZ-së, më 26 shkurt 2021, ishin përllogaritur votat e kandidatëve të AAK-së për deputetë, bazuar në formularët e parë FRK të rezultateve zgjedhore të 14 shkurtit. Këto vota, asaj i nuk i jepnin asnjë shanse që të behej deputete , duke qenë edhe larg në renditje për tu bërë pjesë e grupit të ri parlamentar të AAK-së që do të përbehet nga vetëm 3 gra, nga gjethej 8 deputetë.
Por, brenda një javë, rezultati për Ministren e Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj, ndryshoi në favor të saj në një mënyrë tepër të dyshimtë, e që mund të përbejë edhe elemente për hetim penal nga Prokuroria e Shtetit, shkruan Gazeta Metro.
Sipas rezultateve finale të publikuara sot nga KQZ-ja, Meliza Haradinaj-Stublla, rezulton se për një javë i janë shtuar në mënyrë të dyshimtë hiq më pak se 709 vota në QNR. Sipas rezultateve finale, Haradinaj gjatë procesit të rinumërimit të rreth 500 vendvotimeve në Kosovë, votave me kusht dhe atyre të diasporës, në të tri proceset ka marrë çdo herë 1/3-en e votave të partisë, gjë që rezultatet tregojnë se një gjë të tillë nuk kanë arritur ta bëjnë as lideri i partisë Ramush Haradinaj, dhe vëllai i tij Dauti, që po ashtu është i dyti më i votuari në AAK.
E për këtë rast, në PZAP, të enjten, ankesë ka dërguar Florentina Gjergjaj, kandidatja e AAK-së që sipas formularëve të parë FRK kishte fituar mandatin që sot KQZ-ja ia dha Haradinajt, duke qenë fiks 150 vota në epërsi të ministres në detyrë, e cila radhitej dy vende më poshtë sesa Gjergjaj për nga numri i votave.
Në ankesën e Gjergjajt, të cilën e ka siguruar Gazeta Metro, ajo kërkon që të rinumërohen votat e saj, të Meliza Haradinajt dhe kandidates tjetër të AAK-së Albana Bytyqi.
Sipas Gjergjajt, Haradinaj duke qenë Ministre në detyrë ka përdoruar ndikimin e saj tek personat përgjegjës në QNR, për të manipuluar rezultatin zgjedhorë në favor të saj, duke e dëmtuar Gjergjajn.
Ajo potencon faktin se si gjatë gjithë procesit të rinumërimit, numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës, ka qenë kandidatja Meliza Haradinaj e vetmja që ka lëvizur me të madhe renditjen dhe shifrën e votave, derisa të gjithë kandidatët tjerë kanë ruajtur renditjen e njëjtë, ndërsa vetëm Gjergjaj është paraqitur në rezultate tjera më dobët dhe aspak proporcionalisht me votat e kandidatëve tjerë.
Për Florentina Gjergjajn, kandidaten e AAK-së nga Gjakova, është i çuditshëm dhe shumë i dyshimtë edhe fakti se si në rezultatet e 01.03.2021, të nxjerra nga QNR-ja, ajo dhe Meliza Haradinaj figurojnë me numër të barabartë të votave, pas numërimit të votave me kusht. Sipas dëshmive që Gjergjaj i pa bashkangjitur në PZAP, të gjithë kandidatët tjerë të AAK-së kanë patur ndryshime të vogla në shifra votash, sikurse edhe vetë ajo, për dallim nga Meliza Haradinaj e cila sipas atyre rezultateve është e vetmja që është ngritur dhe është pretenduar se ka fituar 1/3-en e votave me kusht që i kanë takuar AAK-së, gjë që as në këtë rast se ka arritur as lideri i partisë Ramush Haradinaj që ka qenë edhe bartës i listës.
Kjo është ankesa e plotë në PZAP e kandidates Florentina Gjergjaj që e ka siguruar Gazeta Metro: