Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta.
KQZ ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 tash janë numëruar 13.570 vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 6.747 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 2.373 vota.
E treta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 1.473 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1.301 vota.
Gjithsej, janë 31.500 me kusht dhe 2800 vota të personave me aftësi të kufizuara.
Në orën 17:00 KQZ do të mbajë konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit të numërimit të këtyre votave ku do të bëhen të ditura edhe rezultatet e reja.