Politikani serb në Kosovë, Nenad Rashiq, përmes një konference për media ka folur lidhur me rrahjen e djalit të tij nga disa persona në Graçanicë.
Ai tha se Nikolla, djali i tij, ka pësuar lëndime të trupore si: prerje të buzëve, thyerje të dhëmbëve e gjakderdhje të madhe.
Gjithashtu, Rashiq deklaroi se djali i tij është sharë para se të sulmohej.
Ai shtoi se dyshon që “sulmi ka qenë i organizuar dhe i planifikuar”.
“Çfarë kam dashur të theksoj në këtë konferencë që 15 vite merrem me politikë dhe tentoj të jem sa më objektiv për fat të keq tek ne ka një burim negativ, vlerat tona morale janë kthyer përmbys. Kemi familje që s’kanë fëmijë të edukuar, kështu vijmë deri tek dukuritë si këto. Lus organet, policinë dhe prokurorinë, jo për Nikollen djalin tim që e ka paguar shtrenjtë, por edhe për fëmijët e tjerë”, tha ai.