Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje kërkoi sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sqarim rreth asaj se a ka ende në postat e Kosovës pako të supozuara me vota nga diaspora.
Ai pyeti se si është e mundur që këto pako nuk janë në KQZ, por në postat e Kosovës.
“Nëse ka pako që ka ardhur në emër të KQZ në postat e Kosovës, KQZ duhet t’i marr. A numërohen a jo ajo është çështje tjetër. Nuk është posta pronare, por KQZ është pronare e atyre pakove”, tha Kurteshi.
Kurteshi kërkoi të dijë pse KQZ nuk është e informuar për këtë çështje.
“Ne kemi marrë këto informata jashtë KQZ”, tha tutje Kurteshi.