Organizata “GERMIN” përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se deri më tani janë refuzuar 6 mijë e 401 vota të ardhura nga diaspora.
Por, cilat janë arsyet që po refuzohen votat nga diaspora?
Nga 21 mijë e 212 votues të verifikuar nga jashtë, “GERMIN” ka bërë të ditur se janë aprovuar gjithsej 14 mijë e 811 vota.
Ndërkohë, janë refuzuar gjithsej 6 mijë e 401 vota. E arsyet e refuzimit janë këto: 2 mijë e 805 vota nuk ekzistojnë në periudhën e aplikimit.
2 mijë e 76 vota janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Ndërkaq, 877 votues kanë qenë të pa indentifikueshëm (Votim Grupor).
333 persona kanë dërguar fletëvotime nga dy herë dhe 310 të tjerë kanë dërguar dokumente jo valide.