Aleanca Kosova e Re që në zgjedhjet e 14 shkurtit ka garuar në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kërkuar nga KQZ-ja rinumërim të votave pasi sipas tyre ka pasur manipulime në qendra të votimeve të bëra nga komisionerë të partive politike.
Në një prononcim për Gazetën inFokus, sekretari i AKR-së, Vesel Makolli ka thënë se kanë kërkuar rinumërimin për shkak se votat e kandidatëve të kësaj partie janë manipuluar dhe kanë shkuar për kanididatë të tjerë.
Sipas Makollit këto manipulime jaë bërë në shumicën apo 90% të komunave në Kosovë.
“Kemi informata për manipulime, p.sh kemi informata se në një X vend që tre katër persona kanë votuar për ne e nuk ka vota për partinë tonë në atë komunë”, ka thënë Makolli.
Sipas tij komisionerët e partive të tjera e kanë shfrytëzuar rastin që nuk ka pasur sa duhet komisionerë nga kjo parit për të ruajtur votën e tyre.
“Ne komisionerë thuajse s’kemi pasë, i kemi pas diku 8%, pra nuk kemi mujt ne me e kontrollu votën tonë. Është punë te numërimi për kandidatë kur e kanë lexuar listën e votimit, në vend se ma i dhanë votat që kanë qenë për kandidatin tonë i kanë thënë për dikë tjetër për kandidat tjetër. Ato matematikisht janë në rregull por brenda ekziston gabimi. Janë dëmtuar kandidatët tanë. Ne kemi informata nga terreni mos të them të gjitha por janë diku 90% e komunave që kanë bërë manipulime të tillë, edhe pse ende nuk kemi informata për të gjitha komunat saktësisht mirëpo ne kërkojmë që të rinumërohen edhe një herë të gjitha”, ka deklaruar Veseli për inFokus.