Qebapat dhe pleskavica janë uhsqime që gjithëherë dhe gjithkund bëjnë bujë. Ato janë të shijshme dhe të preferuarat e shumë njerëzve.
Por, ama, është një lloj qebapi që të lë “pa mend”. Fjala është për Adana qebap, e ky është kombinimi fenomenal i mishit të shijshëm dhe erëzave të vërteta.
Ja përbërësit:
– 1,5 kg mish viçi të bluar;
– 2 speca të kuq;
– 1 qepë;
– 3 thelpinj hudhre;
– një lugë e vogël kripë;
– 1 lugë lëng domateje;
– 1 lugë e vogël trumzë,
– 1 lugë e vogël spec djegës të bluar;
– 1 lugë e vogël piper.
Përgatitja:
Në blender qitni qepën, hudhrën dhe specin dhe bluani, por jo t’i bëni si qull, por në copa të imëta.
Në një enë të madhe qitni mishin e bluar, sipër shtoni përbërjen e bluar në blender, pastaj të gjitha erëzat, kripën dhe pure domateje dhe përzieni mirë.
Përbërjen futeni në frigorifer dy-tri orë që shijet të përzihen.
Nga përbërja e ftohtë bëni topthat dhe radhisni në hell, shtypni që të mbeten gjurmët e gishtave dhe piqeni në skarë derisa të marrin ngjyrën e mirë.
Shërbeni bashkë me shtesa sipas dëshirës (sallatë të freskët, ajkë, majonezë, keçap…) dhe do të ishte mirë sikur të bësh edhe tortila,
Ju bëfshin mirë – transmeton Gazeta Mejdani.
Discussion about this post