Gazeta Mejdani raportoi për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në rrugën “Nazim Kokollari” në Prizren, ku 30-vjeçari Miran Halili ka vrarë me thikë babanë e tij, Faredin Halili, 50 vjeçar, shkruan Gazeta Mejdani.
Për këtë tragjedi Sinjali ka mësuar detaje të reja.
30 vjeçari, Miran Halili dyshohet se sulmoi babanë e tij me thikë në qafe, e ku më pas rastin e raportoi në Polici një qytetar rreth orës 13:55, si rast i dhunës në familje, thanë për Mejdanin persona që ishin në vendin e ngjarjes.
Në vendin ku ndodhi kjo tragjedi kishte dalë edhe Emergjenca në ato momente, ku e kishin marrë viktimën, gjendja e të cilit ishte e rëndë.
Nuk shkoi shumë, kur në orën 14:47, Gazeta Mejdani mëson se Policia kishte marrë infomacionin se Faredin Halili ka ndërruar jetë.