Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në rrugën “Nazim Kokollari” në Prizren, ku një 30-vjeçar ka therur me thikë babanë e tij të moshës 50 vjeçare, të cilin më pas e vrau.
Mësohet se 30 vjeçari është Miran Halili.
Haxhi Kabashi nga Policia e Prizrenit ka thënë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugë, ndërsa ka shtuar se në stacionin policor është duke u intervistuar një dëshmitar i cili e ka parë ngjarjen.
“Ngjarja ka ndodhur në rrugë. Një dëshmitar okular e ka parë ngjarjen. Ai është duke u intervistuar në stacionin policor”, ka thënë Kabashi nga vendi i ngjarjes.
Ai ka thënë se dyshohet se deri te vrasja ka ardhur si pasojë e një sherri në familje.
Me të ardhur në vendin e ngjarjes, Policia e ka konfiskuar mjetin me të cilin është kryer krimi./Gazeta Mejdani/