Kohë më parë, Prof. Dr. Nijazi Haili i ishte bashkangjitur radhëve të Kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj. Atëbotë, mediat patën raportuar se ky ishte njëri ndër aderimet e me rëndësi për AAK-në, shkruan Gazeta Mejdani.
Në bazë të asaj që shihet në Viti, aktivitetet e AAK-së atje kanë një rritje të theksueshme. Gjithandej është përhapur një disponim për AAK-në dhe Ramush Haradinaj kryeministër. Kjo deri më tani nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.
Gazeta Mejdani ka kontaktuar disa qytetarë të Anamoravës ku ka mësuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë rritje votash në masë më konsiderueshme.
Ndër kontributet e pa shoq në këtë kostelacion, pa dyshim është edhe roli i Prof. Dr. Nijazi Halilit. Ai, së bashku me shokë po bëjnë punë të madhe në promovimin e idesë shtet 100% dhe ruajtjen e sovranitetit territorial të vendin deri në pëllëmbën e fundit.
Për më tepër, Dr. Nijaziu deklaron haptas dhe radhazi se, citojmë: “Kam aderuar në AAK pa kushtëzime, pa kërkesa, dhe mbështes fuqishëm vizionin e Kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj, për një Kosovë 100% shtet”.
Më poshtë gjeni postimin e plotë në llogarinë e tij në Facebook:
Së bashku do të jemi më të fortë!
Edhe njëherë i duhet Kosovës z. Ramush Haradinaj, Kryeministër. Vendit i duhet një Qeveri e vizionit të qartë për shtet sovran, i cila do t’i adresojë temat e interesit vital nacional, me guxim dhe vendosmëri. Për këtë garancë është projekti më unik, për Kosovën 100% shtet. Njeriu i cili i tha stop Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për ndarjen e Kosovës dhe negociatave Kosovë-Serbi pa kritere dhe tendencioze të cilat rrezikojnë sovranitetin dhe integritetin e vendit.
Së bashku do të jemi më të fortë ketë e thënie e citon Presidenti i Akademisë Shqiptare Amerikane për Shkencë dhe Arte, Akademik Skender Kodra!
Prof.Ass.Dr.Nijazi Halili
AAAS New York-USA
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post