Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, sot është një nga artistet më të njohur në arenën ndërkombëtare.
Megjithatë fillimet nuk ishin të lehta për të, si një vajzë e re që jetonte në New York e ishte rritur me sakrifica nga një familje shqiptare.
Ajo e ka nisur karrierën së bashku me Pete Wentz duke formuar grupin “Black Cards”, gjersa më vonë nisi karrierën e saj solo, ku famën më të madhe e mori si kompozitore e këngës “The Monster”, të interpretuar nga Rihanna dhe Eminem.
Me gjithë talentin që ka, Bebe Rexha dikur nuk ishte pranuar në një kolegj muzike në New York, dhe këtë e ka treguar së fundmi përmes një statusi në llogarinë e saj zyrtare në Twitter/Gazeta Mejdani/