Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu i ka reaguar U.D. Presidentit Vjosa Osmani, pas fjalimit që pati dje në Kuvendin e Shqipërisë.
Haxhiu ka shkruar në Facebook se Osmani po “shkelë pa mëshirë në një kohë të ligë, fyen vetëdijen dhe solidaritetin shqiptar duke e shfrytëzuar maksimalisht një pozicion që ia rezervon Kushtetuta e Kosovës e jo besimi qytetetar”.
Postimi i plotë:
“Lobimi “ i Vjosa Osmanit në Parlamentin Shqiptar (spikeres së mirë do të thoshin nga VV) dhe tendeca e saj e ulët për t’iu dhënë “leksione”e “mësime” institucioneve shqiptare për të përkrahur Republikën e Kosovës, shpërfaq paditurinë më të madhe të një politikani në raport me zhvillimet më shumë se 30 vjeçare ndërvllazërore në mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Thjeshtë është një fjalim i ligë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë i cili në asnjë mënyrë nuk e përfaqëson mendimin e qytetarëve të Kosovë. Përkundrazi ishte fyerja më e rëndë që i vjen Shqipërisë, sidomos në këto dy dekadat e fundit. Sepse në mos asgjë tjetër, Shqipëria e ka hisen e vet në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, deshi apo nuk deshi znj. Osmani e cila sot u zgjua nga gjumi me mendimin se ka zbritur t’a shkruar historinë e shqiptarëve. Dhe kjo është më shumë se naivitet.
Prandaj, ky është një turp i madh që s’e lanë dot as kërkimfalja më e thellë.
Poashtu, injorimi i skjashëm dhe tendencioz i UÇK- së dhe gjakut të dëshmorëve të kombit, gjatë këtij fjalimi të ligë, edhe përkundër faktit që Kryetari i Kuvendit të RSH, zt. Ruçi me shumë krenari e përmendi disa herë gjatë fjalës së tij, është fyerja më e rëndë që i bëhet popullit tonë nga një “përfaqësuese” populli siç pretendon Vjosa Osmani.
Prandaj, unë si qytetare e Republikës së Kosovës në radhë të parë, si nënë dhe mbi të gjitha si bashkëqytetare e bashkëveprimtare e shumë dëshmorëve të rënë për liri nën betimin e ushtarit të UÇK- së, e krejt në fund edhe si deputete e Kuvendit të Kosovës; REFUZOJ, REFUZOJ, REFUZOJ të përfaqësohem nga një njeri, e për më keq nga një kolege imja, e cila shkelë qëllimshëm mbi Lavdinë më të Madhe shqiptare në shek. XX – UÇK-në krenarinë që fitoi zemrën dhe admirimin e vendeve demokratike botërore.
Shkel pa mëshirë në një kohë të ligë, fyen vetëdijen dhe solidaritetin shqiptar duke e shfrytëzuar maksimalisht një pozicion që ia rezervon Kushtetuta e Kosovës e jo besimi qytetetar.