Siç raporton RTK para pak çastesh, kompania serbe nga Beogradi e cila ishte kontraktuar nga UNESCO për restaurimin e Kalasë së Novobërdës, duket se ka nisur ta shemb njërën prej kalave të më vjetra dhe më të rëndësishme në Kosovë, shkruan Gazeta Mejdani.
Kompania KOTO nga Beogradi, e cila ishte kontraktuar ta restauronte Kalanë, ka filluar që ta dëmtojë atë me eskavator, kur reastaurimi veç kishte përfunduar.
Pas veprimit të kompanisë, insitucionet e Kosovës i kishin ndërpre punimet, duke ja shkëputur kontratën kompanisë serbe, por duket se ata nuk janë ndalur dhe siç shihet, Kalaja është duke u shkatërruar me eskavator nga e njejta kompani.
Kujtojmë se kjo kala kishte ngjallur reagime në Serbi, pasi institucionet e Kosovës kishin vendosur flamurin e Kosovës në të, e ky veprim nga Beogradi ishte parë si provokim nga ana e Kosovës.
Për një akt të tillë organet e shtetit të Kosovës duhet të reagojnë sa më shpejt, para se Kalaja të shembet e tëra./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post