Kryetari i Rinisë pranë AAK-së, inxhinieri i Driton Bardheci, është duke përcjellë hap-pas-hapi kryetarin e tij, Ramush Haradinaj. Përderisa nga njëra anë merr pjesë thuajse nëpër të gjitha aktivitetet e partisë së tij që organizohen gjithandej nëpër Kosovë, në anën tjetër, atij i nevojitet kohë shtesë për t’iu përgjigjur kërkesave dhe takimeve tjera me rininë, shkruan Gazeta Mejdani.
Sot Driton Bardheci u pa duke takuar qytetarë të shumtë nëpër rrugët e Vushtrisë. Ai atje u pritë në mënyrë impozante nga të rinjtë e këtij qyteti ku dhe shkrepeshin fotograi të shumta me rininë.
Në lidhje me këtë ai shkroi edhe në llogarinë e tij në Facebook.
Më poshtë e gjeni postimin e plotë të Driton Bardhecit:
Sot, me rininë e mrekullueshme të Vushtrisë.
Të organizuar, me shumë potencial e vullnet, më treguan se edhe ata janë të gatshëm për të punuar drejtë fitores së madhe 100%.
Vazhdojmë!
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post