Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është i njohur për energjinë e tij që ja kanë lakmi shumë politikanë të vendit. Bazuar në numrin e aktiviteteve që i bënë gjatë ditës, po del të jetë politikani që më së shumti “vrapon” prej të gjithë politikanëve tjerë.
Këshilltarët e tij dhe stafi përreth nuk duhet ta kenë lehtë me këtë njeri, megjithatë, ankesa serioze nuk ka, mëson Gazeta Mejdani.
Kështu, vetëm dje ka zhvilluar 9 aktivitete të ndryshme në lokacione të shpërndara të Kosovës.
Fillimisht, në mëngjes mori pjesë në hapjen solemene të punimeve të një rruge të re diku në Kosovë.
Pastaj u kthye në zyrë për të pritur aderuesit e rinjë në partinë e tij.
Mori pjesë në ceremoninë e organizuar për heroin Xhavit Haziri ku dhe mbajti një fjalim.
Më pas shkoi dhe përuroi shtatoren e herot Xhavit Haziri.
Më vonë priti deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer.
Pastaj vizitoi Kombinatin “Krusha” në Rahovec.
Dikur shkoi për vizitë në Qendrën për Grumbullimin e Pemëve dhe Perimeve “Agro Celina” në Xërxë.
Më vonë prapë kthehet në Rahovec, pret qytetarët dhe pi kafe me ta në një restorant.
Kthehet në Prishtinë, takon eprorët e AAK-së dhe i jep rekomandimet për ditën e nesërme.
Në fund, shihet duke pirë kafe në një lokacion të Prishtinës.
Bazuar në atë që bënë kryeministri Haradinaj, po del të jetë vërtetë një “Rambo” i politikës kosovare. Se a ja kanë lakmi apo zili politikanët tjerë, krejt varet prej kaçikut që kanë nëse donë të shtyhen me kolegun e tyre. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post