![Moti](https://mejdani.com/wp-content/uploads/2019/09/Moti-2-1024x642.jpg)
Temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me diell, pasdite me vranësira të dendura, më të theksuara për gjatë maleve.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius”, ka njoftuar IHMK. Do të fryjë erë nga ana e verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.
![](https://mejdani.com/wp-content/uploads/2019/09/harta-e-motit.jpg)
Discussion about this post