Dimri ka ardhur më herët se sa pritej këtë vit në Indi, ku pjesa veriperëndimore ka arritur të kapë temperaturat deri në 7.5 gradë celcius.
Temperaturat e dy ditëve të fundit janë më të ultat të matura ndonjëherë në 14 vitet e fundit gjatë muajit nëntor.
Të dhënat e Qendrës Rajonale Meteorologjike në Delhi, tregojnë se temperatura minimale ka rënë në numra njëshifrorë në shumë qytete, ndërkohë që diçka e tillë është e pazakontë.
Sakaq rekordi më i ulët ka qenë në vitin 1938, kur në fund të nëntorit, banorët e kryeqytetit u zgjuan me një temperaturë minimale 3,9 gradë Celcius.
Njëkohësisht një zonë me presion të ulët ka të ngjarë të jetë formuar mbi pjesët qendrore të detit Arabik më 19 nëntor, duke pasur kështu ndikim mbi motin.