Mungesa e hekurit mund të shndërrohet në anemi.
Në jetën e përditshme ne mund të kem nivele të ulëta të hekurit përmes shumë mënyrave, prandaj është vitale ta dimë si ta parandalojmë dhe trajtojmë këtë, transmeton Telegrafi.
E SPONSORUARSHIKO VIDEON
Mungesa e hekurit është kur trupi nuk ka mjaftueshëm hekur, i cili është përgjegjës për prodhimin e hemoglobinës – proteinë në qelizat e kuqe të gjakut e cila i lejon ato ta bartin oksigjenin përgjatë trupit.
Mungesa e hemoglobinës i shkakton muskujt dhe indet të mos punojnë në mënyrë efikase, e pastaj kjo rezulton në anemi.
Lodhja e pazakontë
Lodhja është simptomë shumë e zakonshme e mungesës së hekurit. Kjo për shkak se mungesa e hemoglobinës kontribuon që të ketë më pak oksigjen në muskuj dhe inde, e kështu shfaqet lodhja.
Lëkura e zverdhur
Hemoglobina në qelizat tona të kuqe të gjakut është ajo çfarë i dhuron lëkurës ngjyrë të shëndetshme.
Për shkak të mungesës së hekurit, trupi nuk mund të prodhojë mjaftueshëm hemoglobinë për qelizat e kuqe të gjakut për të kontribuar në pjesën tjetër të trupit, e kjo pastaj shpie në zverdhje të lëkurës. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post