Tetë raste me COVID-19 janë konfirmuar në institucionin parashkollor “Gëzimi ynë” në Prishtinë. Me ç’rast Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka rekomanduar mbylljen e tij për 14 ditë.
Siç thuhet në dokumentin me rekomandime nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik “nga 21 grupe me fëmijë sa ka kopshti, shtatë grupe janë në vetizolim kurse 8 edukatore/staf kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 nga data 29.10.2020 deri më 07.11.2020”.
IKSHPK ka rekomanduar që institucioni të kalojë në vetizolim për 14 ditë dhe mësimi të kalojë në skenarin C.
‘Gëzimi ynë” ka 405 fëmijë dhe 67 persona në staf ku përfshihen edukatorët dhe stafi teknik.