Siç kemi shkruar edhe më parë, AAK-ja e Ramush Haradinajt prinë me aderime. Pason Vetëvendosje, pas saj vjen Nisma, ndërsa PDK-ja dhe LDK-ja janë të fundit që po i gezohen aderimeve të reja, shkruan Gazeta Mejdani
Sot partisë së Ramush Haradinaj i është bashkuar edhe një profesionist i çmuar në Shkencat Politike dhe uridike. Blhet fjalë për Labinot Bislimin, i diplomuar në Francë kur edhe punon si analist politik atje.
I riu nga Vitia e Anamoravës është edhe një zë më shumë për lartësimin e vizionit të Haradinajt për një Kosovë 100% shtet. Këtë zë, sot, kryetari i AAK-së e ka çmuar tejmase.
Në ndër kohë, Gazeta Mejdani ka kontakuar kryetarin e degës së AAK-së në Viti, Faruk Nura, dhe e ka pyetur për Labinotin. Ai, me një entuziazëm të theksuar ka thënë se Labi vjen prej një familje atdhetare dhe është një i ri që premton shumë.
“Kosovës po i kthehen bijtë e saj. Është koha ti bashkangjitemi radhëve për forcilimin e shtetit dhe ruajtjes së integritetit të tij”, ka thënë Faruk Nura, Kryetar i Aleancës, dega në Viti.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Haradinajt në llogarinë e tij në Facebook.
Eksperienca ndërkombëtare në edukim është vlerë për shoqërinë dhe vendin tonë. I nderuar që sot Aleancës iu bashkua Labinot Bislimi, i diplomuar për Shkenca politike dhe juridik në Francë, ku edhe punon si asistent social e analist politik, i cili rrjedh nga një familje e dëshmuar atdhetare. Përvoja dhe ekspertiza e të rinjve tanë profesionistë është vlerë e shtuar në rrugëtimin e Aleancës, për Kosovën 100% shtet. RH
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post